Ligji i përgjimeve nga policia pa vendim gjykate, rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke rrëzuar përgjimin nga policia pa lejen e prokurorisë. Avokati i Popullit thotë se neni 131 i ligjit për Policinë e Shtetit binte ndesh me Kushtetutën.

“Shfuqizimi i Nenit 131 të këtij ligji ishte kërkuar pranë Gjykatës Kushtetuese edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ndërkohë, në mbështetje të kërkesave nga Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, institucioni i Presidentit të Republikës i cili më herët kishte ushtruar kompetencën e tij me dekret për ta kthyer këtë ligj për shkak se binte ndesh me Kushtetutën, ka kërkuar shfuqizimin e nenit 6, pika 29/1 të këtij ligji”, thuhet në reagim.

Po ashtu, Avokati i Popullit thekson se ky nen do të cenonte të drejtat dhe garancitë kushtetuese për shtetasit shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Avokati i Popullit, si një institucion kushtetues në mbrojtje dhe garantim të të drejtave të njeriut ka argumentuar se në rastin konkret kemi një cenim të së drejtës, të garantuar nga neni 8 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e për rrjedhojë edhe cenim të të drejtave dhe garancive kushtetuese për shtetasit shqiptarë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?