Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD për Investimet Strategjike/ Bardhi: Lajthitje, kanë ndryshuar objektin e kërkesës
PS kundërshtoi disa kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për “Për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit “Për investimet strategjike”, 28 deputetë të PD-së iu drejtuan Kushtetueses në muajin korrik, duke pretenduar se “është cenuar e drejta e pakicës parlamentare për të kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor”. Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos e pranojë kërkesën e PD-së për shqyrtim në seancë plenare, me argumentin se nuk plotëson kriteret formale.
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi e quan këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese si lajthitje. Ai akuzon se vendimi i sotëm i Gjykatës, që nuk shprehet për kërkesën e paraqitur, por supozon për ekzistencën e një kërkese që nuk është paraqitur.
”Të ndryshosh objektin e kërkesës dhe të shprehesh për një kërkesë që nuk është paraqitur është lajthitje. Kush i detyroi anëtarët e GJK të lajthisin për llogari të oligarkëve”,-shkruan Bardhi.
Postimi i plotë
Guximi i Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar objektin e kërkesës së 1/5 së deputetëve mund të shpjegohet vetëm me errësimin e syve nga oligarkët e investimeve strategjike. Është akt i paprecedent vendimi i sotëm i GJK që nuk shprehet për kërkesën e paraqitur, por supozon për ekzistencën e një kërkese që nuk është paraqitur.
Në GJK nuk është paraqitur asnjë kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencave mes pakicës dhe shumicës. 1/5 e deputetëve kanë të drejtë të kërkojnë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe kanë paraqitur këtë kërkesë.
Të ndryshosh objektin e kërkesës dhe të shprehesh për një kërkesë që nuk është paraqitur është lajthitje. Kush i detyroi anëtarët e GJK të lajthisin për llogari të oligarkëve?