Kushti për dorëzimin e bashkisë, ambasadori austriak-Ademit: Jemi në 2019!

Ambasadori i Austrisë në Shqipërisë, Johann Sattler, i është përgjigjur letrës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila kërkoi komision ndërkombëtar për të dorëzuar detyrën te pasardhësi i saj socialist, Valdrin Pjetri.

Në reagimin e tij, kryediplomati austriak i kujton Voltana Ademit se jemi në vitin 2019 dhe jo më 1913, që sipas tij, do të thotë se duhet të ketë mundësi për zgjidhjen e problemeve.

“Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë”, shkruan ambasadori austriak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?