Kutitë do të hapen edhe pasi të jetë shpallur rezultati: Gjiknuri shpjegon risinë në Kodin Zgjedhor

Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore shpjegoi sot një aspekt të ri të procesit zgjedhor, i cili ka të bëujë me hapjen e një numri të caktuar kutish pasi të jetë shpallur rezultati.

Në një dalje për mediat, Gjiknuri tha se kjo do të bëhet për të rritur përgjegjësinë e administratës zgjedhor, të cilët do të dinë se në çdo rast, kutitë e administruara prej tyre do të hapën për të parë nëse ka apo jo parregullsi duke mbajtur më pas përgjegjësi.

“Gjatë mbledhjes së sotme kemi shqyrtuar pjesën e tretë të reformës, e cila ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve.
Kuti të caktuara do të hapen pas daljes së rezutatit për një transparence më të madhe zgjedhore duke bërë që administrata të jetë shumë më e kujdesshme sepse duhet ta dinë se këto kuti do të hapen pas prpocesit të ankimimit”, tha Gjiknuri.

Gjatë ditës së sotme në Kuvend opozita parlamentare ka dërguar një propozim për ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend nga ai proporcional rajonal në proporcional kombëtar.

Në lidhje me këtë, Gjiknuri u shpreh se propozimi do të shqyrtohet në janar.

“Në muajin janar ku do të zhvillohet një seancë e veçantë në të cilën do të ftohen edhe aktorë të tjerë për sistemin. Po punojmë për ta çuar draftin për një opinion tek ODIHR para se të vijojmë më punën”, tha Gjiknuri.

“Hapja e materialit zgjedhor pas çdo kërkese të partive apo përmes përzgjedhjes së një kampioni do të rrisë transparencën”, vijoi Gjiknuri.

SHKARKO APP