Kuvend, deputetët hedhin fletën e votimit në kuti dhe largohen
Kjo e enjte e 16 prillit, do të mbahet mend si seancë më e jashtëzakonshme dhe që deputetët e PS u rendën për të votuar për ligjet e qeverisë. Deputetët që morën pjesë në seancë kanë votuar të gjitha nismat ligjore që ishin parashikuar në rendin e ditës dhe kanë hedhur fletën në kutinë e votimit. Pas votimit deputetët kanë dalë jashtë duke u larguar të gjithë një e nga një. Edhe në ambientet e jashtme të Kuvendit pjesa më e madhe e deputetëve e kanë respektuar distancën por ka pasur edhe disa që janë parë më afër sesa është e parashikuar në masat e qeverisë.