Kuvend, mazhoranca voton tre ligje pa praninë e opozitës
Me sallën e boshatisur në radhët e opozitës, mazhoranca ka votuar sipas rendit të ditës me 71 vota pro, projektligjin “Për sektorin e gazit natyror”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore’ dhe për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”.
Kjo ishte seanca e pestë në të cilën opozita nuk ishte në Kuvend, ndërkohë që çdo të enjte ka zhvilluar seanca paralele në të gjitha qytetet ku, sipas tyre, dominon krimi.
Ndërkohë, në rendin e ditës për seancën e sotme në Parlament vijojnë të mbeten të mbartura ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, siç është projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin ‘Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë’”.
KOHA JONË SONDAZH

