Kuvendi anulon seancën e së enjtes
Aktualitet E Mërkurë, 25 Maj 2022 15:01
Kuvendi i Shqipërisë ka bërë me dije anulimin e seancës së parashikuar për ditën e nesërme. Përmes një njoftimi për mediat, Kuvendi thekson se kjo seancë do të zhvillohet në një datë tjetër.
“Ju njoftojmë se seanca plenare e ditës së nesërme, e enjte, datë 26 maj, e parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit, nuk do të zhvillohet. Kjo seancë do të zëvendësohet në një datë tjetër që do t’ju bëhet me dije në ditët në vijim”.