Kuvendi anulon shpalljen e vakancave në KLGJ e KLP

Kuvendi ka anuluar vendimin “Për shpalljen e vendeve vakante nga kandidatët nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së magjistraturës për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Kuvendi kishte shpallur nga dy vende të lira në secilin nga institucionet. Llogaritja kohore e Kuvendit për përfundimin e mandatit të anëtarëve aktualë nuk ishte e njëjtë me atë të KLP.

Kuvendi konsideronte fundin e mandatit 3-vjeçar të katër anëtarëve aktualë, shkurtin e vitit 2021. Ndërsa KLP vendosi llogaritjen e mandatit të anëtarëve, duke vlerësuar se, referuar ditës së nisjes së funksionit të Këshillit, në dhjetor 2018, mandati 3-vjeçar i pesë prej anëtarëve përfundon, në dhjetor 2021.

SHKARKO APP