Kuvendi: Ashensori në mjediset parlamentare, jo për Kryetarin

Kuvendi i Shqipërisë lidhur me lajmin e publikuar sot në media për publikimin e një prokurimi për ashensorin në ambientet e Kuvendit sqaron se ai do të vendoset në pjesën e godinës së Kryesisë së Kuvendit ku janë të vendosura zyrat e deputeteve.

Qëllimi i vendosjes së këtij ashensori sipas zëdhënësit të kryetarit të Kuvendit, është zbatimi i legjislacionit në fuqi për krijimin e të gjitha kushteve të përshtatshme për aksesushmërinë e personave me aftësi të kufizuara të cilët zhvillojnë takime me të zgjedhurit e tyre, apo  mund të jenë pjesëmarrës ne mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit

“Prokurimi i shpallur nga Kuvendi për këtë ashensor nuk ka asnjë lidhje me ambientet që janë në funksion të Kryetarit të Kuvendit. Për më tepër Kryetari i Kuvendit ka ende objektiva për të arritur në reduktimin e peshës dhe nuk preferon përdorimin e ashensorit”, bëri me dije Emiljano Aleksi. 

SHKARKO APP