Kuvendi gjatë vitit 2020/ I ftuar në ”Hard Talk nga Roland Qafoku”, deputeti Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi, do jetë i ftuar sot në orën 18:30 në emisionin ”Hard Talk nga Roland Qafoku” në FJALA TV. Ai do të analizojë veprimtarinë e kuvendit përgjatë vitit 2020, por do të bëjë edhe bilancin politik të vitit që po lëmë pas.

Nga ana tjetër, Maliqi do të analizojë edhe protestat një javore për vrasjen e të riut Rasha dhe si e vlerëson ai performancën e Policisë së Shtetit. Si i komenton ai ndryshimet e fundit në qeveri dhe si e vlerëson emërimin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm.

Maliqi do të flasë edhe për kë parti do garojë ai vetë në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjitha këto në optikën e situatës kur ndodhemi katër muaj para zgjedhjeve parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?