Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha: I vetmi vend ku mund të mblidhemi me 7600 delegatët është ”Air Albania”

Nga takimi me demokratët në Devoll, ish-kryeministri Sali Berisha foli për 11 dhjetorin, ditën që lideri historik i PD-së ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Për të stadiumi ”Air Albania” është i vetmi vend ku mund të futen 7600 delegatë.

”Do mblidhemi më 11. A e dini ju që nuk ka preokupim më të madh për mua e për ju se ku do të mblidhemi 7600 vetë. I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi serioz me numrin e me të gjitha është Air Albania, por motin nuk e dimë.

Partia e kombit më të madh në Europë, e kombit gjerman, partia kryesore e ka Kuvendin me 930 delegatë.

Peng Basha e bëri Kuvendin me 7600 delegatë që të mos dijë kush se ku fillon e ku mbaron, që të mos merret vesh se kush voton e kush jo, që të jenë disa në sallë e të tjerë në lulishte”.

SHKARKO APP