Kuvendi i 11 dhjetorit, Gent Strazimiri: Çdo gjë është legjitime

”Foltorja” po bëhet gati përgatitjet e fundit për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit. Ish-deputeti Gent Strazimiri thotë se tashmë pothuajse gjithçka është gati dhe po merren me organizimin e detajeve të vogla. Ai ka edhe një përgjigje për Gazment Bardhin dhe Bashën, duke thënë se përpjekja e tyre për të errësuar transparencën në lidhje me firmat ka dështuar.

”Nga pikëpamja organizative ky kuvend nuk ndryshon nga Kuvendet e tjera. Jemi në fazën e organizimit të detajeve të vogla të ditës së Kuvendit, pjesëmarrjen e delegatëve, sistemimin e tyre në sallë, mënyrën se si do të identifikohen.

Shqetësimi i të dhënave personale, i ID, sigurisht që nuk mund të liheshin në dorën e personave që janë kundër mbledhjes së Kuvendit. Ajo që po ndodh sot është se po verifikohen emra dhe mbiemrat e delegatëve dhe jo numrat personal në kartë. Besoj se kjo është mjaftueshme. Nëse ka persona që i është përdorur emri, ose siç pretendon tashmë ish-kryetari që i është marrë firma, jashtë vullnetit të tij, mund të dalë dhe mund të thotë të vërtetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhi fillimisht tha që njerëzit nuk ekzistojnë, fillimisht thanë që përkrahja e kryetarit është 97% dhe vetëm 3% janë kundër, pastaj thanë që firmat janë por nuk janë sjellë në mënyrë korrekte. Tashmë që është 70% e firmave dhe vazhdon mbledhja e tyre, do të jenë më shumë se ata që kanë firmosur. Unë e parashikoj diku te 80%. Çdo fjalë që thotë Bardhi dhe çdo përpjekje për të errësuar transparencën është një përpjekje e dështuar”,-tha në ”Ora News”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?