Kuvendi i Burrave mblidhet në oborrin e Kishës së Thethit: “Asnjë investitor nuk do të gëzojë asnjë centimetër tokë në Theth”

Sot, në oborrin e Kishës së Thethit, është rikthyer një nga format më autentike të vetëqeverisjes në Malësitë e Veriut Kuvendi i Burrave të Shalës. Si dikur, pleqtë e fshatit janë mbledhur për të shqyrtuar gjendjen alarmante që po kalon Thethi, në prani edhe të meshtarit të zonës, Dom Kastriot Demaj.
Në këtë takim , ata kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aksionit të prishjeve dhe shtyrjen e çdo veprimi që cenon jetën dhe pasurinë e banorëve autoktonë.

Në përfundim të kuvendit, është shprehur njëzëri se si do te shkoje ceshtja e Thethit, pa pëlqimin e komunitetit, asnjë investitor i huaj nuk do të mund të gëzojë kurre qoftë edhe një centimetër tokë.
Pleqtë i kanë bërë thirrje qeverisë që të ulet në dialog me banorët, për të gjetur zgjidhje të arsyeshme dhe të qëndrueshme që respektojnë të drejtën zakonore dhe trashëgiminë kulturore të kësaj zone unike.
Ndërkohë, në Kishën e Thethit po zhvillohet mesha e së dielës, ku Dom Kastriot Demaj pritet të përcjellë një mesazh paqeje dhe reflektimi për të gjithë si për banorët ashtu edhe për autoritetet shtetërore.
Kujtojmë se Kuvendi i Burrave, në Malësitë e Veriut, është një institucion shekullor që funksionon sipas normave të Kanunit të Lekë Dukagjinit, duke vendosur drejtësi, pajtim dhe vendime kolektive në bazë të fjalës së dhënë e nderit të burrave të maleve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?