Kuvendi i PD, Sejamini: Zgjidhja e problemit të brendshëm, partia ka mbetur në vend

Analisti Neritan Sejamini, ka analizuar Kuvendin e së shtunës i cili u thirr nga Komisioni i Rithemelimit. Për të ky Kuvend ishte zgjidhja e problemit të brendshëm të PD-së

“Në kuptimin e zhvillimeve ishte një ngjarje e pritshme dhe kurorëzon çdo gjë, kurorëzon rimarrjen e PD-së nga grupi i Berishës. Është një ngjarje normale.

Në parim më është dukur idea e bashkimit idea jo e duhur, thirrja për bashkim është thirrja për ta marrë PD aty ku ishte. Do doja që PD-ja të ecte përpara duke ripërtërirë elitën politike, që tërheq dhe elektoratin gri dhe e përgatit partinë për zgjedhje.

Ky Kuvend ishte zgjidhja e problemit të brendshëm të PD. Kuvendi e mbylli. Në Kuvend munguan idetë, vizionet. PD ka mbetur në vend, është më e bashkuar se para 6-7 muajsh por nuk ka ecur përpara”.

SHKARKO APP