Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët, ja kur mund ta vizitoni

Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të 100-vjetorit të parlamentarizmit, të premten e çdo jave, deri në fundvit, organizon Ditët e Dyerve të Hapura nga ora 10:00 deri më 16:00.

Përgjatë Ditëve me Dyer të Hapura do të ofrohet informacion i përgjithshëm për publikun nën siglën “Të njohim Kuvendin e Shqipërisë”; do të shfaqen dy dokumentarë me tematikë “Prezantimi i Veprimtarisë së Kuvendit” të realizuara në bashkëpunim me OSBE-në; do të shfaqet dokumentari 100 vjet parlamentarizëm shqiptar”, si edhe do të shpërndahen materiale promocionale për publikun.

Spoti, stendat e ekspozitës “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”, quizz-i për të rinjtë do të jenë të tjera risi të të premteve me dyer të hapura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?