Kuvendi Kombëtar, Bumçi: E vetmja shpresë për të ringjallur PD-në

Anëtar i kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi firmat e mbledhura nga Sali Berisha për Kuvendin Kombëtar, e sheh si të vetmen shpresë për të ringjallur PD-në.

”Unë firmosa si pjesë e këtij procesi sepse kjo është e vetmja shpresë për të ringjallur PD-në, pas dy humbjesh dhe pas braktisjes së betejës për zgjedhjet. Basha ka të drejtë kur thotë se ka masakër zgjedhore, por përse e la betejën. Si e lë ti qeverinë të qeverisë pa pasur zgjedhje të lira. Kjo ka lënë dëshpërim njerëzit nuk dinë ku të drejtohen”,-tha në ”News 24”.

Basha thotë që ka pasur llum në të kaluarën në PD?

Është turp. I le njerëzit pa identitetit politik. Ky të rrëzon identitetin, të rrëzon të kaluarën, por këtë nuk e pranojnë demokratët.

SHKARKO APP