Kuvendi Kombëtar i PD, vijojnë përgatitjet në Pallatin e Kongreseve (VIDEO)
Më 30 prill pritet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, që do të vendosë shumë për linjën e re të partisë opozitare.
Nesër në Kuvendin Kombëtar që nis në orën 10:00, do të marrin pjesë 1 mijë e 100 delegatë të zgjedhur nga degët e PD-së në të gjithë Shqipërinë.
Bashkë me ta do të jenë edhe anëtarët aktualë të Këshillit Kombëtar, plus delegatët e rinisë dhe gruas dhe numri shkon në 1800 delegatë.
Parashikohet që votimi për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të nisë në orën 13:00. Kuvendi do të propozojë ndryshime statutore dhe do të votojë për Këshillin e ri Kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH

