Kuvendi merr pushimet, Zhupa: Beteja jonë do të vijojë në shtator
Deputetja e zgjedhur e PD më 25 prill, Ina Zhupa, thotë se ditën e sotme u mbyll një cikël i legjimiteti 2-vjeçar, pasi sipas saj që nga djegia e mandateve të PD, parlamenti nuk ishte kushtetues, duke qenë se ishte vetëm me 120 deputetë. Po ashtu ajo thotë se në shtator do të vijë beteja e opozitës, tashmë në Kuvend.
“Sot u mbyll një cikël i legjimitetit 2 vjeçar, e një parlamentarizmi që nuk ishte kushtetuese, pasi funksiononte me 120 deputetë , ndryshe nga ajo që parashikon Kushtetuta. Ata persona që zevëndësuan opozitën aty, në fakt ishin shtojca të qeverisë, votuan gjithçka që donte të kalonte qeveria, nga pronat publike, tek ndryshimet në kodin zgjedhor.
Pra gjithçka që kishte nevojë Edi Rama, nuk ishin aty si përfaqësues të elektoratit, sepse nuk ishin fare të votuar. Veprimi që ka bërë opozita në djegien e mandateve, ka qenë një veprim mjaft pozitiv, për sa i përket luftës që ne bëmë për të delegjitimuar , të gjithë atë që kishte bërë Edi Rama në mënyrën se si e kishte fituar pushtetin dhe se si donte që opozitën ta kthente në fasadë.
Sot më në fund mbyllet një parlament që nuk përfaqësonte qytetarët, dhe beteja e jonë do vijojë në parlament në shtator. Do vijoj në të gjitha mënyrat për t’ia kthyer qytetarëve atë që iu takon”.