Kuvendi merr vendimin e papritur për Arben Ahmetajn
Edhe pse nuk po flitet më për të, Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të ndërpresë çdo marrëdhënie financiare me deputetin Arben Ahmetaj.
Ahmetaj nuk përfiton rrogën mujore të deputetit dhe asnjë tjetër përfitim financiar, siç janë dietat, shtesa e rrogës për pjesëmarrje në komisionet parlamentare, rimbursim i karburantit dhe telefonit.
Vendimi ka hyrë në fuqi që prej datës 14 korrik, ditë kur Kuvendi votoi dhënien e lejes Prokurorisë Speciale për të arrestuar ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, nën akuzën për korrupsion në çështjen e inceneratorëve.
Në seancën e 14 Korrikut Kuvendi miratoi me 117 vota pro të mazhorancës dhe opozitës, asnjë kundër dhe 3 abstenime, autorizimin që SPAK ta arrestojë dhe të kontrollojë banesën e tij.