Kuvendi nis me një minutë heshtje, nderim për aktorin dhe regjisorin Rikard Ljarja

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancën plenare me një minutë heshtje në nderim të aktorit dhe regjisorit të madh Rikard Ljarja, ndarë nga jeta tre ditë më parë.

Në nisje të seancës plenare, kjo u propozua nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në këmbë u ngritën të gjithë deputetët e pranishëm në seancë dhe mbajtën një minutë heshtje.

Aktori dhe regjisori i dashur për shqiptarët u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare, pas problemeve shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u përcoll pa ceremoni në banesën e fundit, sipas amanetit që kishte lënë, për t’u prehur në Shkodër, në qytetin e tij të lindjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?