Kuvendi përzgjedh 3 emrat nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ja kush u përjashtua
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, ka përfunduar raportin e tij të vlerësimit lidhur me 15 kandidaturat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga rradhët e Shoqërisë Civile duke u bazuar në përcaktimet ligjore sipas neneve 35, 132, 152, 154, 156 dhe 287 të ligjit 115/2016.
Sipas vlerësimeve, Kuvendi ka përzgjedhur tre anëtarë nga 15 kandidaturat që janë vlerësuar maksimalisht dhe ata janë: Alfred Balla, Andi Muratej dhe Mimoza Qinami.
Ky raport së bashku me listën e kandidatëve të kualifikuar dhe listën e kandidatëve të skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, si dhe dokumentacioni për secilin kandidat i është dërguar po sot Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend.
Gjithashtu “në zbatim të pikës 4 të nenit 287 të ligjit 115/2016 Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend i është vënë në dispozicion edhe kopje e raportit të ONM për vlerësimin e kandidatëve për KLP nga shoqëria civile së bashku me dy listat e hartuara prej tij sipas kërkesave të pikës 3 të nenit 287 të ligjit 115/2016.
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, në respekt të përcaktimit ligjor të nenit 35, pika 9 të ligjit nr.115/2016, bën menjëherë publik në faqen zyrtare të Kuvendit listat dhe raportin e tij të vlerësimit.
KOHA JONË SONDAZH

