Kuvendi ratifikon marrëveshjen me CEB për modernizimin e QSUT

Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot (5/3/2015) Marrëveshjen Kuadër të Financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), për programin e reformimit dhe modernizimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës – Faza e II-të. Është hedhur kështu, një hap i rëndësishëm përpara për përmbushjen e një prej angazhimeve kyç programore të Qeverisë Shqiptare për transformimin dhe hapjen e kantierit të shëndetësisë, me qëllim modernizimin infrastrukturor dhe rritjen e sigurisë në shërbimet spitalore në vend.

Vlera e Projekti ёshtё 24,9 Milion Euro (pa TVSH), ku kontributi i CEB-it është 17,430,000 (15,930,000 Euro Kredi dhe 1,500,000 Euro Grant), ndërsa kontributi i Qeverisë Shqiptare është 7,470,000 Euro. Kjo marrëveshje parashikon:

 Kompletimin e “ndërtesës kryesore” të Kirurgjisë së Përgjithshme me dy katet shtesë  –  rreth 5,000 m2 si dhe godinën teknologjike rreth 1,500 m², në katin e tretë të së cilës do te jenë 2 reparte të  kirurgjisë së pёrgjithshme, me nga 30 shtretër secili, dhe në katin e katërt do të jenë 7 salla operacioni, laboratori histologjik dhe  11 shtretёr mё shumё pёr terapinё intensive.

 Rehabilitimin e  Spitalit të Sëmundjeve të Brendëshme (6 katëshi). Siperfaqja totale për rehabilitimin është rreth 9,000 m2 për. Aktualisht janë 272 shtretër. Ndërtesa do  të ofrojë hapësira të mjaftueshme për shërbimet që vijojnë:

a)    Mjekësi Interne (30 shtretër), 15 poste për Hemodializë – kati 0;

b)    Kardiologji (30 shtretër) + ICU (15 shtretër) – kati I;

c)     Kardiologji (38 shtretër) – kati II;

d)    Mjekësi Interne (38 shtretër) – kati i III;

e)    Angiologji, Gastro-hepatologji, Nefrologji (38 shtretër) – kati IV;

f)     Mjekësi Interne (38 shtretër) – kati i V.

Me përfundimin e kësaj Faze të rehabilitimit të QSUT-së, projekti do të përmirësojë ndjeshëm aksesin ndaj kujdesit shëndetsor me cilësi të mirë për popullatën e Shqipërisë. Më tepër se 65,000 pacientë trajtohen çdo vit në spital; prej këtij totali pothuaj 50% e tyre vijnë prej zonave jashtë Tiranës. Gjithashtu përfitojnë shërbim ambulator gjatë vitit 320,000 pacientë përgjate të gjithë muajve. Ky projekt do të zbatojë kritere të reja për lëvrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetsor dhe për bashkërendimin mes departamenteve të ndryshme mjekësore. Në të  njëjtën kohë, ai do të ofrojë ndërtesa të përmirësuara dhe pajisje mjekësore të fjalës së fundit. Duke qënë një spital universitar ai do të ofrojë gjithashtu mundësi akademike dhe kërkimore për studentët e Universitetit të mjekësise dhe për personelin mjekësor në përgjithësi.

 

SHKARKO APP