Kuvendi shpall 3 vende vakante për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH

Kuvendi bën me dije se Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pasi konstatoi mbarimin e mandatit katërvjeçar të tre anëtarëve të zgjedhur prej Kuvendit vendosi shpalljen e tre vendeve vakante për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Sakaq, Kuvendi fton për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së , shoqatat dhe grupimet e medieve elektronike; shoqatat e medias së shkruar; profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike; profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë; organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.

Afati i fundit, sipas njoftimit të Kuvendit, për paraqitjen e kandidaturave është data 1 Mars 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?