Kuvendi shpall vakancën e lënë nga Saimir Tahiri

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar KQZ-së për vakancën pas dorëzimit të mandatit nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndonëse prej më shumë se 6-muajsh Saimir Tahiri ishte deputet i pavarur, mandati i tij do t’i kalojë grupit parlamentar të socialistëve .

Ish-ministri Tahiri u zgjodh deputet në garën elektorale të 25 Qershorit nga listat e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, ku selia rozë mori 18 mandate deputetësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mandati i Tahirit pritet t’i kalojë këshilltarit për Marrëdhëniet me Parlamentin i Kryeministrit, Spartak Braho, i cili renditej i 19 në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në këtë qark.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?