Kuvendi shtyn për në shtator zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Avokati i ri i Popullit do të zgjidhet në shtator, ndryshe nga ideja fillestare për tu zgjedhur në seancën e nesërme parlamentare.

Burimet bëjnë të ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Mësohet se arsyeja kryesore e shtyrjes së zgjedhjes së Avokatit të ri është përplasja brenda Partisë Demokratike për të nxjerrë të paktën një emër që gëzon 28 mbështetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetët demokratë nuk kanë arritur në dy ditët e fundit të unifikohen në një emër të përbashkët, çka e bën të pamundur futjen e procedurës për votim në seancën e nesërme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioni i Ligjeve ka kryer seancën dëgjimore me 20 kandidatët që kanë depozituar kandidaturën dhe do të duhet që ky organ i Kuvendit të mblidhet dhe të nxjerrë të paktën dy emra që do ti dërgohen seancës parlamentare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?