Kuvendi u rikthehet punimeve/ Deputeti refuzon të paraqitet në sallë: Është e rrezikshme, jam i shqetësuar për …
Kuvendi do t’u rikthehet zhvillimit të seancave plenare me datën 16 prill, pas pezullimit si pasojë e parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Ndërkohë që ditën e sotme janë bërë me dije edhe masat që janë marrë për deputetët që mos të infektohen nga koronavirusi, si dhe është paraqitur edhe koha përkatëse e fjalimeve që do të mbajnë deputetët.
Për deputetët e jashtë grupeve parlamentare është venë në dispozicion 5 minuta. Deputeti Andi Përmeti si pjesë e këtij grupi, e cilëson tallje këtë kohë që është vënë në dispozicion për ta.
Në një lidhje telefonike për Fax News, Përmeti tha se kjo është bërë për t’ju hequr mundësinë për të folur. Deputeti shton se po ashtu këtë seancë e konsideron si të rrezikshme për shkak të koronavirusit, dhe deklaron që nuk do të paraqitet.
“Ne jemi 17 deputete të pavarur dhe të gjithë kemi 5 minuta kohë për të folur. Nëse regjistrohemi te gjithë i bie që ne të kemi 18 sekonta për të folur. Pra thjeshtë për të hapur mikorfonin. Kjo është një tallje, që na heq mundësinë për të folur. Kjo është për të hequr të drejtën e fjalës. Mendimi im është se kjo është zgjidhja më e gabur dhe paralizon fjalën e lirë. Kam vendosur që të mos shkoj në seancë. Këtë seancë e konsideroj një rrezik. Që kur ka shpërthyer COVID-19 dikur tek 150 persona në një sallë të mbyllur. Disa mbi 60 vjeç. Ka edhe persona që kanë qenë me sëmundje kronike.
Rreziku që dikush të jetë bartës, pa e ditur dhe të infketojë dikë rrezikojmë ta shpërndajmë pa vetëdije. Për këtë arsye, duke qenë se efektivisht unë nuk mund ta ushtroj detyrën time në atë sallë, për këtë arsye e konsideroj të pavënd vajtjen time në atë sallë. Jemi të shqetësuar, jo vetëm për veten , por edhe për qytetarët shqiptar.”– tha Përmeti.