Kuvendi urdhër Çelës: Sekuestro pasuritë e krimit
Ashpërsimi i luftës kundër krimit në bashkëpunim me SPAK dhe sekuestrimi i pasurive të krimit, janë kryefjala e detyrave që Kuvendi i Shqipërisë i ka lënë kryeprokurorit, Olsian Çela për vitin 2020.
Përmes një rezolute të miratuar një ditë më parë në seancë plenare, Kuvendi ka renditur 13 rekomandime që duhet të zbatohen nga Prokuroria e Përgjithshme gjatë këtij vitit. Rezoluta bazohet në shqyrtimin dhe vlerësimin e punës së organit të akuzës gjatë vitit 2019.
Në dokumentin e Kuvendit thuhet se numri i çështjeve të proceduara dhe dërguar në gjykatë për bllokimin e pasurive të krimit vijon të jetë i ulët.
Kuvendi i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme hetime proaktive për pastrimin e parave si dhe rritjen e hetimeve pasurore për zbulimin dhe bllokimin e pasurive të krimit. Në këtë kuadër, Kuvendi i kërkon Prokurorisë të rrisë eksesin në regjistrat e noterisë, ku bëhen lëvizjet e pasurive të dyshimta.