Kuvendi vendos nesër, për arrestimin e Prengës

Të dielën pritet të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për t’i dhënë autorizimin Kuvendit për arrestimin e Deputetit socialist Armand Prenga, i cili u ndalua nga policia në kushtet e flagrancës pas konfrontimit me armë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ngjarje e ndodhur në qytetin e Laçit mes familjarëve të tij dhe familjes Cali.

Prokuroria do t’i drejtohen Kuvendit për të kërkuar dhënien e autorizimit për arrestimin dhe fillimin e ndjekjes penale për deputetin e qarkut të Lezhës.

Por Prokuroria e Përgjithshme nuk e ka dërguar ende në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për të legjitimuar arrestimin e Deputetit Prenga.

Prokurorët janë në pritje të dokumentacionit për ngjarjen nga ana e policisë.

Me njoftimin e Kuvendit, duhet të mblidhet Këshilli për Imunitetin dhe Mandatet, i cili ia kalon çështjen për votim seancës plenare.

Nëse Kuvendi voton pro kërkesës së Prokurorisë, i kërkon masën e arrestit Gjykatës së Lartë.

Ligji thotë se të gjitha këto procedura duhet të kryhen brenda 72 orësh, çka do të thotë se brenda ditës së martë Gjykata e Lartë duhet të marrë një vendim për Deputetin Prenga.

Deputeti Armand Prenga eshte një nga deputet e maxhorancës për të cilët opozita pretendon se janë persona me të shkuar kriminale.

Prenga është bërë objekt i përplasjeve fizike dy herë brenda ambjenteve të Kuvendit.

Në maj të 2014 Deputeti socialist pas një debati verbal me Deputetin Gent Strazimiri e goditi atë me rripin e pantallonave në korridoret e kryesisë së Kuvendit ndërsa në shkurt të 2011 ai goditi me grusht Deputetin e maxhorancës në atë kohë demokratin, Edi Paloka.

Prenga është dënuar nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të mos marrë pjesë në seancë për një kohë të caktuar.

SHKARKO APP