Kuvendi voton ndryshimet Kushtetuese. Hiqen koalicionet dhe listat hapen pjesërisht

Parlamenti ka miratuar ndryshimet e njëanshme kushtetuese që ndalojnë koalicionet dhe hapin pjesërisht listat e kandidatëve për deputetët.

106 vota pro kanë qenë pro këtyre ndryshimeve që janë kundërshtuar nga opozita dhe ambasadorët e SHBA dhe BE. Vetëm 10 deputetët kanë qenë kundër.

Kundër kanë votuar 10 deputetë: Adriatik Alimadhi, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Lefter Maliqi, Erion Piciri, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi.

Në votim nuk morën pjesë 6 deputetë: Ralf Gjoni, Ambra Borova, Elio Hysko, Enada Kapllani, Ligoraq Karamelo, Enver Roshi.

Ndryshimet Kushtetuese të mbështetura nga PS dhe një pjesë e deputetëve të ashtuquajtur opozitar kanë firmosur sot dështimin e zgjedhjeve të radhës. Votimi i sotëm është një kthim pas në historinë e reformave elektorale dhe e vetmja gjë që garanton është kaosi dhe zgjedhjet problematike.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP