Kuvendi Zgjedhor, Basha liston propozimet e PD nga Fieri: Do ndërtojmë Shqipërinë e shqiptarëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim në kuadër të Kuvendit Zgjedhor në degën e PD në qytetin e Fier. Basha tha se do të ndërtojnë së bashku Shqipërinë e shqiptarëve, teksa shtoi se “kjo parti mund të zgjidhë problemet dhe të japë përgjigje pyetjeve të shumicës”.

“Në programin tonë qeverisës, një pikë e rëndësishme është që në 4 vjeçarin e parë të qeverisjes tonë, ish të përndjekurit politik do jenë në qendër të vëmendjes. Zotimi ynë ndaj ish pronarëve do të bëhet realitet. Shlyerja brenda një kohe 10 vjeçare të ish pronarëve. Aty ku 7501 njeh zaptuesin, pronarët real do zë shpërblehen me vlerën e tregut.

Pronarët dhe të përndjekurit përbëjnë gjysmën e popullsisë. Kaosi me titujt e pronës kanë qenë instrumentet e korrupsionit të qeveritarëve. Me anë të reformës për pronat, PD do të mundësojë në dy vitet e para zgjidhjen e pasigurisë për pronën.

Problemi kryesor që kanë shqiptarët sot është ekonomia, papunësia, rritja e kostove të jetesës, shëndetësia, arsimi. Dua t’u them se PD shumë shpejt do të paraqesë një program që do t’i përgjigjet demagogjisë me fakte, t’i përgjigjemi kotësisë me program, me projekte konkrete për hallet e sipërmarrjes, pensionistëve, arsimtarëve, të rinjve”, tha Basha mes të tjerash.

SHKARKO APP