Kuzhinierja akuzon ushtarin shqiptar të NATO-s, thotë se e ngacmoi seks*alisht!
Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat e huaja. Një kuzhiniere e stafit të Forcave Kanadeze ka akuzuar një ushtar shqiptar të NATO-s, se e ka sulmuar seksualisht ndërsa ishin me mision në Letoni. Kristen Adams ka kërkuar përgjigje nga udhëheqja e lartë e ushtrisë, duke përfshirë shefin e shtabit të mbrojtjes, gjeneralin Wayne Eyre, në lidhje me sulmin me të cilin u përball gjatë punës në mensën e drejtuar nga Kanadaja për trupat e saj në Letoni.
Adams e raportoi incidentin në policinë ushtarake kanadeze në kamp pak pasi ndodhi, i tha kësaj gazetës se ishte duke punuar në mensën e njohur si Commons, kur pa një ushtar shqiptar, të cilin e njihte. Të dy janë përshëndetur, por më pas shqiptari kapi gjoksin e saj të majtë, duke i thënë Adams: “Oh, ti je shumë e fortë”.
Raportet dhe dokumentet e policisë ushtarake kanadeze vunë në dukje se Adams u sulmua seksualisht gjatë një incidenti më 3 dhjetor 2022. Më 14 dhjetor, policia ushtarake letoneze vendosi se nuk do të hetonte më tej. “Nuk u dhanë detaje se pse hetimi ka përfunduar,” vunë në dukje dokumentet e policisë ushtarake kanadeze.
Kontrata e Adams u përfundua dy muaj më herët nga CFMWS. Ky vendim u mor “për të siguruar që nuk ka rrezik të mëtejshëm për shëndetin tuaj“, sipas një letre të 3 shkurtit 2023 dërguar Adams nga organizata.
KOHA JONË SONDAZH

