Ky është 25-vjeçari që vrau kolegun e tij në komisariatin e policisë

Ngjarja e mbrëmshme ku një polic qëllon mbi kolegun e tij mbetet një ngjarje e rëndë për policinë shqiptare.

25-vjeçari Ludian Zaimi, me detyrë efektiv i patrullës së përgjithshme, vrau kolegun e tij, Çush Saliasi, 55 vjeç. I riu Zaimi kishte një vit që kishte filluar në polici. Në komisariat flasin se ishte punonjës policie korrekt dhe i edukuar.

Ludian Zaimi, polic i ri në detyrë ka ndjekur kolegun e tij me armë dhe e ka qëlluar me 6 plumba. Nuk dihet deri tani motivi që shtyhu policin që të qëllonte me armë kolegun e tij.

SHKARKO APP