Ky është 29-vjeçari Jurgen Duka që mbeti i vrarë nga sherri në market (FOTO)

Gazeta “Koha Jonë” ka siguruar fotot e 29-vjeçarit, Jurgen Duka (Mëziri) që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme brenda një marketi në rrugën ”Irfan Tomini”, ndërsa shkak u bë sherri mes dy personave se kush do paguante i pari tek kasa. Autori i vrasjes, Arbër Sula, është në kërkim nga policia.

Fillimisht Duka ka mbetur i plagosur ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi plumbi e preku në zemër. Sakaq, policia ka marrë në pyetje disa persona në lidhje me krimin ndërsa në xhepat e rrobave të viktimës është gjetur 2.8 gramë kokainë.
Jurgen Duka nuk është një emër i panjohur për policinë pasi rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.

Rasti më i fundit, në vitin 2020 ai u arrestua së bashku me Elison Hysenbelli në kuadër të operacionit anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, të koduar ”Riviera” dhe do ekstradohej drejt vendit fqinj për t’u gjykuar. Ndërkohë vijon puna nga autoritetet për të arrestuar autorin e vrasjes.

SHKARKO APP