Ky është 37-vjeçari, që vrau fqinjin e tij. I hyri në banesë dhe e masakroi

Personi qe shihni ne foto eshte autori i krimit makabër qe ndodhi dje ne Poliçan, ku një 77-vjeçar u qëllua për vdekje pasditen e djeshme nga fqinji i tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të pasdites, në fshatin Jaupas të Poliçanit. Viktima është Ramadan Çela, i cili u qëllua me thikë.

Sipas Policisë, autori i vrasjes dyshohet se është shtetasi Hamza Çeka, 37 vjeç, i cili e qëlloi të moshuarin me thikë pas një konflikti. Ramadan Çela ndodhej i vetëm në banesë në momentin që është qëlluar nga 37-vjeçari dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia njoftoi se pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur në fshatin Jaupas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar rrethuan zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative, e arrestuan autorin. Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor ka sekuestruar thikën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e vrasjes me thikë të 77-vjeçarit. Rreth orës 17:30, në fshatin Jaupas, Skrapar, shtetasi H. Ç., 37 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës (thikë) komshiun e tij që ndodhej vetëm në banesë, shtetasin R. Ç., 77 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë rrethuar zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor ka sekuestruar armën e krimit, një mjet prerës (thikë). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

NGJARJA

Sipas informacioneve të Policisë së Beratit, mësohet se ngjarja ka ndodhur në momentin kur viktima 77- vjeçar ndodhej i vetëm në banesë.

Autori i dyshuar, Hamza Çeka, pas një konflikti që ka pasur me 77- vjeçarin, ka shkuar në banesën e këtij të fundit dhe e ka qëlluar me thikë.

Nga plagët e marra, i moshuari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, autori ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por ka rënë në prangat e Policisë.BW

SHKARKO APP