Ky është burri që mbyti të shoqen dhe më pas preu damarët me thikë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, në një banesë në katin e parë të një pallati në lagjen “Kushtrim”, 50 metra në vijë ajrore me komisariatin e policisë.
57-vjeçari Teodor Lera ka mbytur gruan e tij Eva Lera, 47-vjeç dhe më pas ka prerë damarët me thikë.
47-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa kryefamiljari u transportua për në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar në sallën e reanimacionit.
Çifti ishin prindër të 3 fëmijëve, vajza e madhe e tyre jeton në Amerikë, djali është emigrant dhe vajza e vogël është me studime në Tiranë.
Sipas atyre që deklaruan fqinjët, ata ziheshin shpesh me njëri tjetrin për shkak se ai ishte papunë, ndërsa e shoqja punonte.
Fqinjët kanë deklaruar se 47-vjeçarja qëndronte me bashkëshortin për hir të fëmijëve, megjithëse ai e kishte dhunuar edhe herë të tjera dhe ishte dënuar më parë. Madje disa muaj më parë e ka plagosur edhe në kokë.
Për më tepër ata kanë shtuar se ajo nuk dilte, pasi 57-vjeçari ishte tejet xheloz.
KOHA JONË SONDAZH

