Ky është djali që vrau me tre plumba 19-vjeçaren sot në Tiranë

Ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin këtë mëngjes ka marrë një rrjedhë tjetër, ku sipas informacioneve të reja i riu që kreu vrasjen e dyfishtë nuk ka ndërruar jetë, megjithëse sipas dëshmive të qytetarëve që panë tmerrin me sy në tokë ishin dy viktima.

31-vjeçari Xhaferr Mata është i riu që ka vrarë 19-vjeçaren Xhuljeta Cuni dhe më pas ka qëlluar veten dhe tani ndodhet në spitalin e Traumës.

Nga kamerat e bizneseve aty pranë shihet se djali kishte disa minuta që po e priste vajzën e re. Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht policia thotë se kemi të bëjmë me një krim pasioni, pasi dy të rinjtë kishin lidhje mes tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?