Ky është drejtori i pyjeve që vdiq në Maliq pasi e zuri poshtë kamioni me dru

Ky që shihni në foto është drejtori i Pyjores pranë bashkisë së Maliqit, 38- vjeçari Marsel Nazifi i cili humbi jetën ditën e sotme. Nazifi ishte duke udhëtuar me makinë bashkë me 3 persona të tjerë kur një kamion i ngarkuar me dru u përmbys mbi makinën e tyre.

Në momentin e aksidentit Nazifi është hedhur nga mjeti për të shpëtuar, por ky i fundit e ka zënë poshtë duke i marrë jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushar të Njësisë Administrative Lozhan dhe kanë qenë banorët ata që kanë nxjerrë trupin e tij të pajetë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?