Ky është efektivi i “Shqiponjave” që u vra me armë zjarri në Fier

Personi në foto është 28-vjeçari Novruz Cenalia, efektivi i policisë që u vra sot në Fier nga Asllan (Azgan) Mernica.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 13:15 pranë Spitalit Memorial Fier dhe dyshohet pas një konflikti të çastit. Megjithatë, një tjetër pistë hetimi është edhe hakmarrja.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin”, raportuan uniformat blu.

Shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA” kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

SHKARKO APP