Ky është njeriu që u pagua për vrasjen e Mimoza Kusarit

 

Pesë ditë më parë Policia e Kosovës arrestoi personin e dyshuar se ishte paguar për të vrarë kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lilën, i cili është nga Shqipëria. Por kush është personi që kishte marrë përsipër ekzekutimin e Mimoza Kusarit dhe sekretarit të Komunës? ABCNews publikon foton e një 24­ vjeçari me inicialet G. Nokshiqi nga Tropoja.

I riu, është kontaktuar nga 44­vjeçari A.Shiqerukaj, që tashmë është shpallur në kërkim dhe që mendohet se ishte ndërmjetësi mes biznesmenit nga Gjakova dhe vrasësit 24­vjeçar. Burimet thonë, se i riu ka treguar se biznesmeni i njohur në Gjakovë në fushën e hidrokarbureve, ka porositur vrasjen e kryetares së Bashkisë Mimoza Kusari – Lila dhe sekretarin e saj, që dyshohet se ishte personi i besuar i kryetares. 

SHKARKO APP