Ky është parashikimi i motit për fundjavën
Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti sot parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash, vende-vende edhe me reshje të lehta shiu.
Në zonat malore në lartësitë mbi 800 metra priten edhe reshje të dobëta bore. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 3 deri në 12 °C.
Dita e premte do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 13 °C.