Ky është Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së që u arrestua sot
Denoncimet e bëra nga Xhisiela Maloku e më pas dëshmia e ish-nënkomisarit Emiljano Nuhut, kanë çuar në pranga djalin e deputetit socialist Rexhep Rraja.
Ai u vu në pranga nga policia në zbatim të një urdhër-arresti nga Prokuroria e Krujës për akuzat e dhunës dhe përndjekjes.
Xhisiela ka denoncuar për përdhunim dhe dhunim fizik, ish-të dashurin e saj, djalin e deputetit socialit Rrahman Rraja, i cili sipas saj, pak kohë më parë, e ka marrë me forcë në makinë, e ka çuar në hotel dhe aty e ka dhunuar duke i drejtuar edhe armën.
Por kush është Rexhep Rraja, djali i Rrahman Rraja?
Në rrjetet sociale ai shihet teksa poston foto me të atin, tregon makina luksoze si dhe jetën që bën. Më herët, në një profil në Facebook, shihen foto të postuara në vitin 2010, kur ai ishte i mitur, teksa tregon armë, fishekë, tufa eurosh, si dhe hashash.



KOHA JONË SONDAZH

