Ky është shqiptari që vrau policin e Malit të Zi
Tre persona nga Shqipëria kanë vrarë me armë zjarri policin e Malit të Zi, Millutin Lekoviç. Ngjarja ka ndodhur në Igalo në afërsi të qytetit Herceg Novi.
Ndërsa mësohet se tre personat nuk kanë pasur me vete dokumente identifikues dhe fillimisht kanë deklaruar se janë nga Kosova.
Por nga raporti i policisë malazeze mësohet se Luan Hasanaj 43 vjeç është autor i vrasjes së policit 41-vjecar Millutin Lekoviç. Në momentin e ndalimit, kanë qenë edhe dy persona tjerë nga Shqipëria, Lulëzim Hasanaj 49 vjeç dhe Nure Hasanaj 67 vjeçe.
Në momentin e ndalimit këta persona kanë deklaruar se nuk posedojnë me vete mjete identifikimi dhe se janë nga Kosova. Nga ana tjetër mësohet se tre shtetasit janë ulur në pjesën e pasme të mjetit të policisë dhe gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin e Policisë së Herceg Novit, shqiptari Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese të cilën e mbante në dorë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë 41-vjevcarin Millutin Lekoviç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Risanit. Nga të dhënat mësohet se shtetasi Luan Hasanaj është i kërkuar nga autoritetet shqiptare për “tentativë vrasje e kryer në bashkëpunim”. Pasi ka qëlluar efektivin që mësohet se është pjesë e policisë kufitare të Malit të Zi Luan Hasanaj së bashku me Lulëzim Hasanaj dhe Nure Hasanaj janë larguar, por janë arrestuar pas një shkëmbimi zjarri me policinë malazeze.
Ata po tentonin të kalonin në Kroaci në vendin e quajtur Fusha e Sutorinit.
Gjithashtu mësohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur në dorë edhe Luan Hasanaj. Tre shqiptarët janë arrestuar ditën e diel rreth orës 17:00 ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Igalo të Malit të Zi rreth 5 km larg kufirit kroat.