”Ky qytet ishte, është dhe do jetë i kuq”!
Koret dhe parullat ndaj Erjon Braçes janë të përhershme te tifozeria e Tiranës. Deputeti i PS, tifoz i Partizanit, nuk i shpëtoi thumbave edhe në derbin e luajtur dje në stadiumin ”Selman Stërmasi”. ”Ju keni lidhje me këtë qytet, aq sa Braçja me basketbollin”, ishte banderola që tifozët bardh e blu ngritën në shkallët e stadiumit, ndërkohë që deputeti i PS-së i është përgjigjur nëpërmjet një postimi në Instagram. ”Ky qytet ishte, është dhe do jetë i kuq”, e nis Braçe reagimin e tij dhe më pas komenton banderolën: ”Ej çuna, unë kam lidhje me basketbollin saç kishte lidhje Atanda me Ngo, a e patë? Ja mu ashtu! Mësojeni, udhëheq shpirti, jo gjatësia! Naten e mirë e kapni koshin”.
Reagimi i plotë i Erjon Braçes:
KY QYTET ISHTE, ESHTE DHE,
DO JETE I KUUUUUUUQ!
Nje super super super PARTIZAN!
Nje skuader, nje mendje,
nje shpirt, nje pasion,
I KUUUUUUUUUUQ!
Bashkim dhe Force!
Cuna nuk ka fund kenaqesia tu shohesh keshtu, Bashke dhe Fitues!
Tani,
une nuk di nese qorri eshte shqiptar apo i huaj, por o qorra a e pate Trashin, a e pate Telushin, a e pate Malajn, a e pate Asanin?! Hapni syte e mos i beni dem Shqiperise,
hapni Kombetaren pertej menaxhereve!
Ne fund,
LEOOO, SHPIRTI YT NA UDHEHOQI,
DO NA UDHEHEQE;
Shpirti yt gezofte pa fund!!
VO: ej cuna, une kam lidhje me basketbollin sac kishte lidhje Atanda me Ngo, a e pate? Ja mu ashtu!
Mesojeni, udheheq shpirti, jo gjatesia!
Naten e mire e kapni koshin!
KOHA JONË SONDAZH

