La një letër dhe iu hodh trenit përpara, ndërron jetë burri shqiptar
Një person dyshohet se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotshëm, pasi i ka dalë trenit përpara. Ngjarja ka ndodhur në Klinë të Kosovës.
Siç raportojnë mediat e atjeshme, dyshimet e para janë se personi që ka ndërruar jetë, i ka dalë vetë trenit përpara. Ai madje ka lënë edhe një letër pranë vendit ku është vetëflijuar.
Një gjë e tillë deri më tani nuk është konfirmuar as nga policia e as nga prokuroria. Ka qenë një dëshmitar në vendngjarje, ai që pohon ekzistencën e letrës.
Personi në fjalë thotë:
Sot në mëngjes treni duke ardhë nga Peja e ka shkel një person të ri. E ka mbyt në vend. Krejt pasagjerët kanë mbetur në këmbë. Ai kishte lënë një letër”.
Priten hetime të hollësishme për zbardhjen e detajeve të tjera nga kjo ngjarje e rëndë.