Laborator droge në banesë. Burg për djalin, “arrest shtëpie” nënës

Është dhënë sot masa e vlerësimit “arrest me burg” për Anxhelo Kapajn dhe “arrest shtëpie” për nënën e tij Qamilje Kapaj. Ata u arrestuan pas një aksioni të policisë Fier të koduar “Laboratori”, në banesën e tyre ku është gjetur një laborator droge dhe janë sekuestruar 312 fidane canabis sativa.

Mësohet se Qamilja e ka pranuar faktin që ka kultivuar drogën e detyruar nga kushtet e vështira ekonimike. Ajo thotë se ka marrë borxh 25 milionë lekë tek të afërmit e saj.
Gruaja është penduar dhe ka kërkuar falje ndaj organeve të drejtësisë.

Për Anxhelo Kapaj mbrojtja ka thënë se nuk jetonte në banesën e prindërve por tek motra e tij. Shkonte në shtëpi tek prindërit për ritet e Ramazanit në mëngjes dhe mbrëmje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qamilja dhe biri i saj Anxhelo Kapaj janë arrestuar në banesë, ndërkohë që Aleksandër Kapaj 53 vjec, bashkëshorti i Qamiles dhe i ati i Anxhelos ka mundur t’i shpëtojë prangave të policisë dhe është shpallur në kërkim nga policia së bashku me një shtetas tjetër nga Kosova. BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?