Laborator droge në banesë, del emri i kosovarit në kërkim

Shtetasi nga Kosova i shpallur në kërkim për laboratorin e drogës të ndërtuar brenda në banesës e familjes Kapaj në Mbrostar të Fierit, është Brahim Faredini, i cili mësohet se ka financuar këtë biznes. Në këtë laborator, policia sekuestroi një kartë identiteti të Republikës së Serbisë, me emrin dhe foton e personit të shpallur në kërkim Brahim Faredini.

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim dhe pronarin e shtëpisë Aleksandër Kapaj. Nga verifikimet e kryera rezulton se Aleksandër Kapaj, është një personazh jo i panjohur për drejtësinë Shqiptare.

Të vetmit persona që janë shpallur në kërkim është kosovari Brahim Faredini dhe kreu i familjes Aleksandër Kapaj. Qamile Kapaj është shfaqur e penduar dhe ka kërkuar falje përpara togave të zeza, teksa ka pranuar krimin. Ajo është shprehur në gjykatë se e gjitha ka ardhur si pasojë e kushteve shumë të vështira ekonomike pasi kishte një borxh prej 25 milion lekësh tek të afërmit e tyre.

SHKARKO APP