Laborator heroine në Has/ 10 të arrestuar, kapet edhe …

Një laborator droge është zbuluar në fshatin Brenog të Hasit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se deri më tani janë ndaluar 10 persona, ndërsa është sekuestruar edhe heroinë e opium.

Ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

2 persona prej tyre janë arrestuar në vendin ku u gjet laboratori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka sekuestruar një sasi opiumi që është lënda bazë e heroinë.

Është sekuestruar gjithashtu dhe një sasi e konsiderueshme heroine e përpunuar.

Operacioni është shtrirë në disa zona dhe pritet të ketë arrestime të reja.

Ende nuk dihet identiteti i personave të arrestuar dhe në pronësi të kujt ishte ky laborator i përpunimit të heroinës.

Laboratori është zbuluar në periferi të Hasit, në Brenog.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?