Laboratori i drogës, ku u gjetën mbi 300 fidanë kanabis
Lëndët narkotike dhe trafikimi i kanabisit specifikisht në Shqipëri nuk kanë të ndalur. Në këtë shtëpi në perferi të Fierit funksiononte një laborator droge. Të paktën 312 fidanë kanabis u gjetën brenda saj gjatë kontrollit të policisë ku u ndaluan edhe e zonja e shtëpisë 48-vjeçarja Qamile dhe i biri Anxelo Kapaj 22-vjeç. Kryefamiljari Aleksandër Kapaj 53 vjeç dhe një shtetas kosovar 33-vjeç janë shpallur në kërkim Procedim penal është hapur edhe për 3 elektricistë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. në shtëpi u gjet një lidhje e paligjshme e energjisë elektrikem, që furnizonte pajisjet për kultivimin e hashashit.