Laboratori i heroinës në Has, arrestohet një shtetas i huaj

Një shtetas i huaj është arrestuar nga policia në lidhje me zbulimin e laboratorit të Kokainës në Has. Kjo e çon në 6 numrin e personave të arrestuar.

Policia dhe prokuroria shqiptare  po vijojnë hetimet për kapjen e anëtarëve të rrjetit të heroinës që përpunohej në një laborator të zbuluar në Has.

Laboratori ishte ngritur në një shtëpi të fshatit Brenogë i cili lidhet me qytetin përmes një rruge të paasfaltuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në brendësi të tij, policia gjeti të paktën 160 kallëp droge, të dyshuar heroine, e paketuar dhe e gatshme për transport. Bëhet fjalë për të paktën 150 kilogramë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu janë gjetur dhe lëndë e material të tjera që shërbenin për përpunimin e heroinës, mes tyre dhe boçe opiumi.

Deri më tani janë vetëm 5 persona të arrestuar, nga të cilët tre anëtarë të familjes ku ishte ngritur laboratori.

Informacionet zyrtare janë tejet të rezervuara, ndërsa theksohet se po punohet për kapjen e drejtuesve të rrjetit.

Ende është e paqartë se nga vinte lënda e parë, itinerari dhe destinacioni i heroinës që prodhohej në Has.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?