Laboratori i heroinës në Has, GJKKO jep dënimet për 17-të të akuzuarit
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka dhënë të hënë dënimet për për 17 personat, të cilët akuzohen si të përfshirë në laboratorin e heroinës që u zbulua në Has në vitin 2018.
Prokuroria zbuloi se mes të arrestuarve ishe dhe grupi i Avdylajve të Shijakut dhe vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Gjevi Ndoka. GJKKO, ka dënuar me 12 vite burg kokën e grupit të organizatës së trafikut të drogës Admir Hoxha.
Të gjithë të arrestuarit të cilën akuzohen për “Trafik të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”, në total janë dënuar me 125 vite burg.
Vendimet e dënimit
Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj
Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj
Esat Mehmeti 10 vite
Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj
Sajmir Sulejmani 8 vite
Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj
Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj
Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj
Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj
Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj
Admir Hoxha 12 vite
Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj
Vehbi Berushi 8 vite
Anila Shuti 2 vjet – 25 muaj sherbim prove
Xhavit Shyti 8 vite
Flamur Çela 8 vite.